TAPUAHU
[mollë].
1. Një nga katër bijtë e Hebronit dhe pasardhës i Kalebit. (1Kr 2:42, 43) Disa shtrojnë hipotezën se emri i tij lidhet me Beth-Tapuahun, një qytet afër Hebronit.—Shih BETH-TAPUAHU.
2. Qytet në rajonin e Shefelahut që iu dha fisit të Judës. (Js 15:20, 33, 34) Pra, nuk duhet ngatërruar me Beth-Tapuahun në zonën e Hebronit. Për momentin mendohet se vendndodhja është Horvat-Bet-Natifi, rrënoja brenda fshatit të braktisur të Beit-Natifit, rreth 20 km në perëndim të Betlehemit.
3. Qytet në kufirin mes Efraimit dhe Manaseut. (Js 16:8) Zona përqark, «vendi i Tapuahut», i ra me short Manaseut, kurse qyteti iu dha Efraimit. (Js 17:8, Dio) Me sa duket, En-Tapuah (Js 17:7) quhej një krua aty pranë (heb., ʽÁjin, ose En kur përdoret si parashtesë, që do të thotë «burim [krua]») e mund të ketë qenë edhe një emër më i plotë i qytetit të Tapuahut.
«Mbreti i Tapuahut» përmendet ndër sundimtarët që shpartalloi Josiu gjatë pushtimit të Kanaanit (Js 12:17), dhe ky ‘Tapuah’ ka të ngjarë të ishte qyteti efraimit. Tapuahu i Efraimit mendohet se ndodhej në Tell-Sheik-Abu-Zarad (Tel-ʼAbu-Zarad), rreth 13 km në jug-jugperëndim të Sikemit dhe pak më poshtë qytetit të Jasufit.