EFRONI
1. [Nga rrënja e fjalës që do të thotë «i vogli (i drerit)».] Një hitit, biri i Zoharit. Ai kishte një arë në Makpelah, përballë Mamres, domethënë në Hebron. Abrahami ia bleu Efronit arën bashkë me shpellën që gjendej në të, për të varrosur gruan e tij, Sarën. (Zn 23:3-20) Megjithëse, Abrahami pagoi 400 sikla argjendi (rr. 880 dollarë) për këtë varrezë familjare, edhe breza më vonë atë vazhdonin ta quanin ‘ara e Efronit’.—Zn 25:9; 49:29, 30; 50:13.
2. [Vend pluhuri.] Një kreshtë mali mes Neftoahut dhe Kiriat-Jearimit. (Js 15:9) Gjendej përgjatë kufirit verior të fisit të Judës.
3. Fjala «Efron» del te 2 Kronikave 13:19 në tekstin masoretik, si edhe në Septuagintën greke dhe disa versione të tjera; megjithatë në shënimet anësore të tekstit masoretik përdoret «Efrain».—Shih EFRAINI.