EREKU
Një prej katër qyteteve që përbënin ‘në fillim mbretërinë e [Nimrodit]’ në vendin e Shinarit. (Zn 10:10) Sot nga Ereku kanë mbetur disa grumbuj rrënojash në vendin që arabët e quajnë Uarka, kurse akadianët e lashtë të Mesopotamisë e quanin Uruk. Ky vend ndodhet afro 177 km në juglindje të Babilonisë, në bregun perëndimor të shtratit të vjetër të Eufratit (Shat-ek-Kar) ose rreth 6 km në lindje të rrjedhës së sotme të lumit. Atje është zbuluar një zigurat i lashtë, si edhe shumë kodërvarre e qivure, që me sa duket tregojnë se Ereku ishte dikur varrezë e mbretërve asirianë.
Banorët e Erekut («Arkevitët», Dio) ishin mes popujve që perandori asirian Asenapari i shpërnguli në Samari.—Ezd 4:9, 10.