EVODIA
[udhë e mirë; e mbarë].
E krishterë në kongregacionin e Filipisë që kishte luftuar krah për krah me apostullin Pavël e të tjerë «për lajmin e mirë». Me sa duket Evodia e kishte të vështirë të zgjidhte një problem që kishte lindur mes saj e Sintikisë, dhe Pavli i këshilloi këto dy të krishtere ‘të ishin të një mendjeje në Zotërinë’.—Fi 4:2, 3.