SINTIKIA
[me fat (sukses)].
E krishterë në Filipi të cilën Pavli e lavdëroi për integritetin e saj dhe i bëri thirrje ‘të ishte në një mendje në Zotërinë’ me Evodinë, një motër të krishterë. (Fi 4:2, 3) Me sa duket apostulli ia dha këtë këshillë për shkak të ndonjë mosmarrëveshjeje që kishin me njëra-tjetrën, dhe këtë e mbështetin edhe disa përkthime moderne.—Dio, DSF, ECM, Kris.