EZERI
1. [Ndoshta: grumbulloj.] Një sheik horit në Seir. (Zn 36:20, 21, 30) Më vonë, bijtë e Esaut ua morën pronat horitëve dhe i shfarosën. (Lp 2:22) Emri Ezer në këtë rast ndoshta nënkupton «grumbulloj», për shkak të një ndryshimi në shkrim në hebraishten e lashtë.
[2-6: ndihmë.]
2. Ka të ngjarë një nga bijtë e Efraimit, të cilin burrat e Gathit e vranë bashkë me të vëllanë, Eleadin, «sepse zbritën për të marrë bagëtinë e tyre».—1Kr 7:20, 21.
3. Bir i Hurit nga fisi i Judës dhe «i ati» i Hushahut. Hushah ishte emri i një burri ose i një qyteti të Judës.—1Kr 4:1, 4; shih HUSHAHU.
4. Prijësi i 11 gaditëve trima që u bashkuan me Davidin në shkretëtirë gjatë kohës kur ai ende nuk mund të lëvizte lirisht për shkak të Saulit. Përderisa ishte në krye të tyre, Ezeri pa dyshim duhet të ketë qenë më i fuqishmi, pra një nga ata që vlenin sa «një mijë».—1Kr 12:1, 8, 9, 14.
5. Bir i Jeshuait; princ i Mizpahut, që mori pjesë në meremetimin e një pjese të murit të Jerusalemit nën drejtimin e Nehemisë në vitin 455 p.e.s.—Ne 3:19.
6. Një nga priftërinjtë që mori pjesë në procesionin e organizuar nga Nehemia me rastin e përurimit të murit të rindërtuar të Jerusalemit në vitin 455 p.e.s.—Ne 12:31, 41, 42.