HUSHAHU
«Bir» i Ezerit nga fisi i Judës ose qyteti «i themeluar» nga Ezeri. (1Kr 4:1, 4) Nëse ishte qytet, ka të ngjarë të ketë qenë vendbanimi i Sibekait, një prej luftëtarëve të fuqishëm të Davidit, që ndoshta quhej edhe Mebunai. (1Kr 27:11; krahaso 2Sa 23:27; 1Kr 11:29.) Disa mendojnë se Hushah ishte emri i një qyteti dhe thonë se është Husani, rreth 6 km në perëndim të Betlehemit.