GAZEZI
[qethës].
Te 1 Kronikave 2:46 thuhet se Efaha, konkubina e Kalebit, lindi Haranin, Mozain dhe Gazezin, e më pas thotë se Haranit «i lindi Gazezi». Pra, mund të ketë pasur dy burra me emrin Gazez: (1) një bir i Kalebit dhe (2) një nip i Kalebit. Megjithatë, nëse shprehja «Haranit i lindi Gazezi» është thjesht një sqarim që tregon se Gazezi i përmendur në fillim nuk ishte bir i Kalebit, por nip i tij, atëherë del që kishte vetëm një Gazez që ishte bir i Haranit dhe nip i Kalebit.