GE-HARASHIMI
[lugina e artizanëve].
Luginë që e mori emrin nga komuniteti i artizanëve që jetonin atje. (1Kr 4:14) Joabi ishte «ati» ose themeluesi i komunitetit; siç duket ky nuk ishte Joabi i kohës së Davidit. Atje u vendosën me banim beniaminitë pasi u kthyen nga mërgimi në Babiloni. (Ne 11:31, 35) Tani për tani, disa gjeografë hedhin idenë se është Vadi-esh-Shelali, një luginë e gjerë pak kilometra në juglindje të Tel-Aviv-Jafos. Të tjerë anojnë nga ideja se është Sarafand-el-Harabi, në jugperëndim të vendndodhjes së mësipërme.