GESHURI
1. Mbretëri aramaite në lindje të lumit Jordan, në kufi me rajonin Argob të Bashanit. Në veri kishte fqinjë mbretërinë e Makathit. Ndonëse pushtimet e hershme të Izraelit u shtrinë deri në Geshur, izraelitët nuk i morën ato vise. (Lp 3:14; Js 12:1, 4, 5; 13:13) Pasi vrau Amnonin, gjysmëvëllanë e vet, Absalomi ia mbathi pikërisht në Geshur, ku mbretëronte Talmai, gjyshi nga ana e nënës. Atje ndenji i syrgjynosur tre vjet, derisa Joabi e ktheu në Jerusalem. (2Sa 3:2, 3; 13:28-38; 14:23; 15:8) Më vonë, Geshuri dhe Siria aneksuan shumë qytete izraelite në lindje të Jordanit.—1Kr 2:23.
2. Territor i geshuritëve në jug të Palestinës, afër territorit filistin. (Js 13:2; 1Sa 27:7-11) Kur flitet për këtë zonë, nuk përdoret specifikisht emri «Geshur».