PERANDORIA ASIRIANE
HISTORIA e Perandorisë Asiriane është plot luftëra pushtuese, të shoqëruara shpesh me trajtime sadiste të robërve. Një nga faktorët që ndikonte më shumë në jetën e asirianëve ishte feja, kurse lufta shihej si pasqyrimi i vërtetë i fesë së tyre. Historiani U. B. Rajti thotë: «Misioni i kombit ishte të luftonte dhe priftërinjtë ishin nxitës të palodhur të luftërave. Ata mbaheshin kryesisht me plaçkën e zënë në luftë, nga e cila u jepej një përqindje e caktuar dhe e pandryshueshme para se të merrnin të tjerët, sepse kjo racë plaçkitësish ishte tejet fetare.»—Ancient Cities, 1886, f. 25.
Si Bibla, ashtu edhe historia shekullare, flasin për kontakte të vazhdueshme mes Izraelit dhe Asirisë. Me kalimin e kohës, Izraeli u detyrua t’i paguante haraç mbretit të Asirisë. Më pas, në vitin 740 p.e.s., u pushtua kryeqyteti i mbretërisë veriore, Samaria, dhe me mijëra vetë i mërguan. Fakti që Jehovai e lejoi këtë, tregon se sa poshtë kishte rënë Izraeli apostat. Mirëpo, kur Senakeribi u përpoq të pushtonte edhe Jerusalemin, një engjëll i Jehovait asgjësoi brenda një nate 185.000 ushtarë asirianë. (Is 36:1-37:38) Siç kishin parathënë profetët e Jehovait, me kalimin e kohës, Asiria u bë një gërmadhë e shkretë dhe vendin e saj në skenën botërore e zuri Babilonia.—Is 23:13; So 2:13.
[Kutia]
QYTETE KRYESORE
Ninevia: Kryeqyteti më i rëndësishëm i perandorisë, e zbukuruar me një arkitekturë madhështore nga Senakeribi, por e përshkruar si «qyteti gjakatar» —Na 3:1.
Kalahu: I njohur më vonë si Nimrudi; u zgjodh nga Ashurnasirpali II si selia mbretërore dhe kryeqyteti ushtarak
Khorsabadi: Kryeqytet dytësor, i ndërtuar nga Sargoni II, por që u braktis menjëherë pas vdekjes së tij
Ashuri: Kryeqytet i lashtë fetar i perandorisë; sipas Senakeribit atje kishte 34 tempuj
Babilonia: Qendër tregtare dhe administrative e Mesopotamisë Jugore
[Harta]
(Për tekstin e faqosur, shih botimin e shtypur)
[Figura në botimin e shtypur]
Paraqitje e pallatit madhështor të Ashurnasirpalit II, në një pikturë të arkeologut A. H. Lejardi.
[Figura në botimin e shtypur]
Ky dem i madh me krahë e me kokë njeriu dikur zbukuronte pallatin e Sargonit II
[Figura në botimin e shtypur]
Nga muri i një pallati në Nimrud. Gjuetia e luanëve ishte një sport për mbretërit asirianë; vetë Ninevia është quajtur «strofka e luanëve» (Na 2:11)
[Figura në botimin e shtypur]
Monark asirian me një shërbëtor dhe me një frymë mbrojtëse; ekspozuar në Muzeun Britanik. Feja luante një rol kyç në politikën asiriane
[Figura në botimin e shtypur]
Mbret asirian që sulet në betejë, me perëndinë e vet që fluturon para tij dhe hedh shigjeta. Ekspozuar në Muzeun Britanik.
[Figura në botimin e shtypur]
Mbret asirian me simbolet e zotave të vet. Thuhet se përkrenarja me brirë përfaqëson Ashurin; disku me krahë këtu paraqit perëndinë-diell, Shamashin; gjysmëhëna është simbol i perëndisë-hënë, Sinit; simboli në formë bige është rrufeja e Adadit; ylli përfaqëson Ishtarin
[Figura në botimin e shtypur]
Përfaqësuesi i Senakeribit sfidon Jehovain dhe kërkon kapitullimin e Jerusalemit
[Figura në botimin e shtypur]
Analet e Senakeribit, ku ai mburret me pushtimin e Judës, por nuk përmend fare gjëmën që u ra trupave të tij
[Figurat në botimin e shtypur]
Brutaliteti i asirianëve shihet në muret e pallateve të tyre; robërit i torturonin, i ngulnin në hunj dhe i rripnin të gjallë
[Figurat në botimin e shtypur]
Siç ishte profetizuar në Bibël, Ninevia (bregorja e Kujunjikut në plan të parë) u bë «një qytet i shkretuar». (Na 2:10) Kronika e Gadit (sipër) tregon hollësi të plaçkitjes së këtij qyteti dikur të madh nga ana e babilonasve