HAGRITËT
[ndoshta: të Agarës].
Me sa duket, popull barinjsh që banonte në tenda në lindje të Galaadit. Në ditët e mbretit Saul, izraelitët që rronin në lindje të Jordanit i mundën hagritët, zunë rob 100.000 veta dhe morën pre mijëra deve, gomarë e dhen. (1Kr 5:10, 18-22) Psalmisti i përmendi hagritët mes armiqve të tjerë të Izraelit, si edomitët, moabitët, amonitët dhe amalekitët. (Ps 83:2-7) Megjithatë, gjatë sundimit të Davidit, Jaziz hagriti ishte caktuar përgjegjës për kopetë e mbretit.—1Kr 27:31.
Shumë studiues mendojnë se hagritët mund të jenë agraíoitët e përmendur nga gjeografët e lashtë Straboni, Ptolemeu dhe Plini. Nuk dihet me siguri nëse ishin pasardhës të Agarës.