HANANIAHU
[që do të thotë «Jehovai ka treguar miratim; Jehovai ka qenë hirmadh»].
1. Biri i Shashakut dhe kreu i një shtëpie beniaminite.—1Kr 8:1, 24, 25, 28.
2. Një nga 14 bijtë e Hemanit dhe kreu i grupit të 16-të nga 24 grupet me muzikantë levitë të caktuar nga Davidi për të shërbyer në shenjtërore.—1Kr 25:1, 4, 5, 8, 9, 23.
3. Funksionar i lartë, ‘princ’ në ushtrinë e mbretit Uziah.—2Kr 26:11.
4. I ati i Zedekisë, njërit prej princave gjatë kohës kur në Judë mbretëronte Jehojakimi.—Jr 36:12.
5. Biri i Azurit; profet i rremë nga Gibeoni, qytet i Beniaminit, që iu kundërvu Jeremisë, profetit të Jehovait. Kur në Judë mbretëronte Zedekia, ndërkohë që Jeremia e nxiste popullin t’i nënshtrohej zgjedhës së mbretit të Babilonisë që të mbetej gjallë (Jr 27:12-14), Hananiahu profetizonte se Babilonia do të thyhej brenda dy vjetëve, të mërguarit judenj do të liroheshin dhe të gjitha pajisjet e tempullit do të riktheheshin. Për ta ilustruar atë që kishte thënë, Hananiahu i hoqi profetit Jeremia zgjedhën që kishte në qafë dhe e theu. Pastaj Jehovai e urdhëroi Jereminë ta njoftonte Hananiahun se zgjedhës së drurit do t’ia zinte vendin një zgjedhë hekuri dhe se Hananiahu do të vdiste brenda atij viti. Siç u profetizua, profeti i rremë vdiq po atë vit.—Jr 28.
6. Ka të ngjarë të ketë qenë gjyshi i Irijahut, zyrtarit që mbikëqyrte portën e Beniaminit, i cili e kapi profetin Jeremia dhe në mënyrë të gënjeshtërt e akuzoi se po kalonte në anën e kaldeasve.—Jr 37:1-15.
7. Emri hebraik i Shadrakut, njërit prej tre shokëve judenj të Danielit që ishin çuar robër në Babiloni në vitin 617 p.e.s.—Dn 1:6, 7; shih SHADRAKU.
8. Biri i Zorobabelit dhe i ati i Pelatiahut dhe i Jeshajahut.—1Kr 3:19, 21.
9. Pasardhës i Bebait dhe një nga ata që ndoqën këshillën e Ezdrës për të larguar gratë e huaja.—Ezd 10:10, 11, 28, 44.
10. Prift levit dhe kreu i shtëpisë atërore të Jeremisë në kohën e guvernatorit Nehemia.—Ne 12:12, 26.
11. Një nga përgatitësit e pomadave që mori pjesë në meremetimin e murit të Jerusalemit në kohën e Nehemisë.—Ne 3:8.
12. Biri i Shelemiahut; një nga ata që mori pjesë në meremetimin e murit të Jerusalemit në vitin 455 p.e.s.—Ne 3:30.
13. Prift që i ra trumbetës gjatë ceremonisë që organizoi Nehemia me rastin e përurimit të murit të Jerusalemit.—Ne 12:31, 40, 41.
14. Një nga krerët e popullit, pasardhësi i të cilit, në mos ai vetë, vulosi ‘marrëveshjen e denjë për besim’ të bërë gjatë kohës së guvernatorit Nehemia.—Ne 9:38; 10:1, 14, 23.
15. Princi i Fortesës, një burrë i besueshëm që i frikësohej Perëndisë më tepër se shumë të tjerë. Nehemia i besoi drejtimin e Jerusalemit bashkë me Hananin.—Ne 7:2.