BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it
  • Hana

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Hana
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Ajo ia hapi zemrën Perëndisë në lutje
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Ajo ia hapi zemrën Perëndisë në lutje
    Imitoni besimin e tyre
  • Hana lutet për një djalë
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Si gjeti paqe Hana?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it

HANA

[miratim, hir].

E ëma e profetit Samuel. Hana jetonte në Ramataim-Zofim, në rajonin malor të Efraimit, me të shoqin, Elkanahun, që ishte levit, dhe me Peninën, gruan tjetër të tij. Megjithëse shterpë prej kohësh, ndryshe nga Penina që kishte lindur disa fëmijë, Hana ishte gruaja që Elkanahu donte më shumë. Penina tallej me Hanën për shterpësinë e saj, sidomos kur Elkanahu e çonte familjen në tabernakull, në Shiloh, për vizitën vjetore.​—1Sa 1:1-8.

Gjatë një vizite në Shiloh, Hana iu zotua Jehovait se po të lindte një djalë, do t’ia jepte Atij që t’i shërbente. Duke parë buzët që i dridheshin teksa lutej pa zë, kryeprifti Eli dyshoi se mos ajo kishte pirë shumë verë dhe ishte dehur. Por, kur kuptoi se ishte esëll dhe se po lutej me zjarr e sinqeritet, e uroi që Perëndia Jehova t’ia plotësonte kërkesën. Faktikisht, shumë shpejt Hana mbeti shtatzënë. Pasi lindi Samuelin, ajo nuk shkoi më në Shiloh derisa i hoqi gjirin. Pastaj, siç kishte premtuar, e çoi para Jehovait bashkë me një blatim: një dem trevjeçar, një efë miell dhe një qyp të madh me verë. (1Sa 1:9-28) Më pas, çdo vit kur shkonte në Shiloh, Hana i çonte të birit një petk të ri pa mëngë. Eliu e bekoi përsëri dhe Jehovai ia çeli barkun sërish, dhe me kalimin e kohës ajo lindi edhe tre bij e dy bija.​—1Sa 2:18-21.

Te Hana vërehen disa cilësi të admirueshme. Ajo lutej me zjarr, ishte e përulur dhe donte t’i pëlqente të shoqit. Çdo vit, shkonte bashkë me të për të bërë flijime në tabernakull. Ajo nga ana e saj, bëri një sakrificë të madhe, duke hequr dorë nga i biri, për të mbajtur fjalën dhe për të treguar çmueshmëri për dashamirësinë e Jehovait. E ruajti dashurinë e saj si nënë, siç tregohet nga fakti që çdo vit i bënte Samuelit një petk të ri. Mendimet që shprehu në këngën e mirënjohjes, kur bashkë me Elkanahun e paraqiti Samuelin për të shërbyer në tempull, janë shumë të ngjashme me ndjenjat që shprehu Maria pak pasi mësoi se do të ishte e ëma e Mesisë.​—Lu 1:46-55.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo