BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 35 f. 86-f. 87 par. 1
  • Hana lutet për një djalë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Hana lutet për një djalë
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Ajo ia hapi zemrën Perëndisë në lutje
    Imitoni besimin e tyre
  • Ajo ia hapi zemrën Perëndisë në lutje
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Si gjeti paqe Hana?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Hana
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 35 f. 86-f. 87 par. 1
Hana i prezanton Samuelin e vogël Eliut në tabernakull

MËSIMI 35

Hana lutet për një djalë

Një izraelit me emrin Elkanah kishte dy gra, Hanën dhe Peninën, por ai donte më shumë Hanën. Penina kishte shumë fëmijë, kurse Hana nuk kishte asnjë. Prandaj Penina e tallte Hanën gjatë gjithë kohës. Çdo vit, Elkanahu e çonte familjen e tij te tabernakulli në Shiloh për të adhuruar Perëndinë. Njëherë, kur ishin atje, ai vuri re se Hana e tij e dashur ishte shumë e trishtuar, prandaj i tha: ‘Të lutem Hana, mos qaj. Ti më ke mua. Unë të dua shumë.’

Më vonë, Hana u tërhoq mënjanë që të lutej. Ndërsa i përgjërohej Jehovait për ndihmë, nuk pushonte dot së qari. Ajo i premtoi Jehovait: ‘Jehova, nëse më jep një djalë, unë do të ta jap ty dhe ai do të të shërbejë gjithë jetën.’

Kryeprifti Eli sheh Hanën të qajë teksa lutet

Kryeprifti Eli pa Hanën që po qante me dënesë dhe kujtoi se ishte e dehur. Por Hana i tha: ‘Jo, zotëria im, nuk jam e dehur, por kam një hall të madh dhe po flisja me Jehovain.’ Eliu e kuptoi se kishte gabuar, prandaj i tha: ‘Perëndia të dhëntë atë që dëshiron!’ Hana u ndie më mirë dhe pastaj u largua. Pa u bërë një vit, lindi një djalë dhe ia vuri emrin Samuel. A e imagjinon dot sa e lumtur duhet të ketë qenë Hana?

Hana nuk e harroi premtimin që i bëri Jehovait. Sapo ia hoqi gjirin Samuelit, e çoi në tabernakull që të shërbente. Ajo i tha Eliut: ‘Ky është djali për të cilin u luta. Sa të ketë jetë, do t’i përkasë Jehovait.’ Elkanahu dhe Hana shkonin çdo vit te Samueli dhe i çonin një petk të ri pa mëngë. Jehovai i dha Hanës edhe tre djem të tjerë dhe dy vajza.

«Vazhdoni të kërkoni dhe do t’ju jepet, vazhdoni të kërkoni me ngulm dhe do të gjeni.»—Mateu 7:7

Pyetje: Pse ishte e trishtuar Hana? Si e bekoi Jehovai Hanën?

1 Samuelit 1:1–2:11, 18-21

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo