HARBONAI
Një nga shtatë zyrtarët e oborrit të Asuerit, të cilët i çuan fjalë mbretëreshës Vashti nga ana e mbretit që të paraqitej para tij. Më vonë, kur doli në shesh intriga e Hamanit për të shfarosur judenjtë, Harbonai përmendi se Hamani kishte bërë një shtyllë 50 kute të lartë për Mordekain, prandaj Asueri urdhëroi që të varnin vetë Hamanin në të.—Es 1:10-12; 7:9, 10.