HARIFITI
[i Harifit ose i Harufit].
Term që përdorej për beniaminitin Shefatiah, i cili u bashkua me Davidin në Ziklag kur ky s’mund të lëvizte lirshëm për shkak të Saulit. Shefatiahu quhej harifit ngaqë ishte nga Harifi a Harufi (një vend që nuk dihet se ku ndodhej), ose ngaqë ishte pasardhës i Harifit a i Harufit.—1Kr 12:1, 2, 5.