HARIFI
[që do të thotë «ai ka poshtëruar (tallur)»].
Kreu i një familjeje, 112 meshkuj të së cilës u kthyen nga mërgimi në Babiloni në vitin 537 p.e.s.; quhet edhe Jorah. (Ne 7:6, 7, 24; Ezd 2:18) Harifi përmendet mes krerëve të popullit dhe përfaqësohej nga një pasardhës që vulosi dokumentin e rrëfimit të bërë gjatë kohës së guvernatorit Nehemia.—Ne 9:38; 10:1, 14, 19.