HASHUMI
Kreu i të parëve të një familjeje izraelitësh; pjesëtarë të saj u kthyen nga Babilonia me Zorobabelin në vitin 537 p.e.s. (Ezd 2:1, 2, 19; Ne 7:22) Kur arriti Ezdra në Jerusalem në vitin 468 p.e.s., shtatë nga «bijtë e Hashumit» i larguan gratë e huaja. (Ezd 10:33, 44) Përfaqësuesi i familjes ose një burrë me emrin Hashum qëndroi në të majtë të Ezdrës kur ky u lexoi librin e Ligjit izraelitëve të mbledhur në sheshin përpara Portës së Ujërave në Jerusalem. (Ne 8:1-4) Po ashtu, një përfaqësues i shtëpisë së Hashumit vulosi ‘marrëveshjen e denjë për besim’ të bërë gjatë kohës së guvernatorit Nehemia.—Ne 9:38; 10:1, 14, 18.