HEBRONITËT
[të Hebronit].
Familje levite që vinte nga Hebroni, biri i Kehathit. (Da 6:16, 18; Nu 3:27; 26:58; 1Kr 26:23, 24) Mbreti David caktoi 1.700 hebronitë të aftë që të merreshin me çështje administrative në zonën në perëndim të Jordanit dhe 2.700 të tjerë në territorin në lindje të Jordanit.—1Kr 26:30-32.