KEHATHI
Një nga tre bijtë e Levit; përmendet i dyti. (Zn 46:11; Da 6:16; 1Kr 6:1) I ati i Amramit, Izarit, Hebronit dhe Uzielit. (Da 6:18; Nu 3:19; 1Kr 6:2) Ishte paraardhësi i kehathitëve, njërës prej tri ndarjeve kryesore të levitëve. (Nu 3:17, 27) Ka mundësi të ketë lindur në Kanaan dhe përmendet mes 66 shpirtrave që «vajtën me Jakobin në Egjipt». (Zn 46:8, 11, 26; shih, megjithatë, BENIAMINI nr. 1.) Te pasardhësit e Kehathit bënin pjesë Moisiu, Aaroni, Miriami (Da 6:18, 20; Nu 26:58, 59) dhe rebeli Korah. (Nu 16:1-3) Kehathi jetoi 133 vjet.—Da 6:18.