HOGLA
E treta nga pesë bijat e Zelofehadit. Meqë i ati nuk kishte bij, trashëgimia u nda mes pesë bijave të tij me kusht që ato të martoheshin brenda fisit të Manaseut, që «trashëgimia e tyre të mbetej brenda fisit të familjes së atit të tyre» e të mos ‘qarkullonte nga njëri fis në tjetrin’.—Nu 36:1-12; 26:33; 27:1-11; Js 17:3, 4.