MAHLA
[nga rrënja e fjalës që do të thotë «ligështohem; sëmurem»].
1. Një nga vajzat e Zelofehadit nga fisi i Manaseut. Meqenëse babai i tyre nuk kishte pasur djem, por pesë vajza, Mahla dhe motrat e saj kërkuan trashëgiminë e tij. Moisiu pyeti Jehovain, i cili vendosi që trashëgiminë e Zelofehadit ta merrnin të bijat. (Nu 26:28-33; 27:1-11) Më pas, nëpërmjet Moisiut, Jehovai urdhëroi që Mahla dhe vajzat e tjera të Zelofehadit të martoheshin me burra nga fisi i Manaseut, që trashëgimia e tyre të mos kalonte nga njëri fis në fisin tjetër. Kështu, Mahla dhe motrat e saj «u martuan me bijtë e xhaxhallarëve të tyre». (Nu 36:1-6, 10-12) Ky vendim gjyqësor vendosi një precedent në lidhje me trashëgiminë. (Nu 36:7-9) Më vonë, ato u paraqitën para priftit Eleazar e para Josiut, përsëritën urdhrin e Jehovait dhe ata u dhanë «trashëgimi mes vëllezërve të babait të tyre».—Js 17:3, 4.
2. Një nga pasardhësit e fisit të Manaseut; e ëma ishte Hamoleketa. Nuk thuhet nëse ishte djalë apo vajzë.—1Kr 7:17, 18.