HOHAMI
Mbreti i Hebronit; një nga pesë mbretërit që u ngjitën për të sulmuar Gibeonin, sepse kishte bërë paqe me Josiun dhe izraelitët. Këta pesë mbretër u mundën nga Josiu, i cili u vajti në ndihmë gibeonitëve. Pasi i vranë, ata i varën në shtyllë ku qëndruan deri në mbrëmje, e më pas, kufomat i hodhën në një shpellë.—Js 10:1-27.