HOR-HAGIDGADI
Vend në shkretëtirë ku fushuan izraelitët. Siç u tha te zëri BENE-JAKANI, nga krahasimi i Numrave 33:31-33 me Ligjin e përtërirë 10:6, 7 duket se izraelitët kaluan në këtë rajon dy herë, dhe herën e dytë Hor-Hagidgadi quhet Gudgodah. (Shih GUDGODAHU.) Vendndodhja nuk mund të përcaktohet me saktësi. Megjithatë, tani për tani shumica e studiuesve mendojnë se Hor-Hagidgadi (Gudgodahu) ndodhej në Vadi-Hadahid, rreth 65 km në veri-veriperëndim të gjirit të ʽAkabës.