BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it
  • Hori

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Hori
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Lotani
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Shafati
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Parani
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Hemami
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it

HORI

Emra hebraikë me shqiptim dhe kuptim të ndryshëm që transliterohen në të njëjtën mënyrë në shqip.

1. Pasardhës i horitit Seir nga Lotani.​—Zn 36:20-22; 1Kr 1:39.

2. Simeonit; i biri, Shafati, ishte një nga 12 vëzhguesit që nisi Moisiu nga shkretëtira e Paranit.​—Nu 13:2, 3, 5.

[3, 4: heb., Hor hahár, «mali Hor».]

3. Mali pranë Moserahut, në kufi me Edomin, ku vdiq Aaroni pak para se Izraeli të hynte në Tokën e Premtuar. Para syve të tërë asamblesë së Izraelit, Aaroni, Moisiu dhe Eleazari, i biri i Aaronit, u ngjitën në malin e Horit. Në majë të malit, Moisiu ia hoqi rrobat priftërore Aaronit dhe ia veshi Eleazarit. Pas kësaj, Aaroni vdiq dhe Moisiu e Eleazari ka mundësi ta kenë varrosur atje.​—Nu 20:22-29; Lp 32:50; krahaso Lp 10:6.

Sipas historianit Jozef Flavi, mali Hor ishte një nga malet e larta që rrethonin qytetin edomit të Petrës. (Antikitete judaike, IV, 82, 83 [iv, 7]) Tradita e lidh me Jebel-Harunin (që do të thotë «mali i Aaronit»), një mal prej ranorësh të kuq, me dy maja dhe i lartë rreth 1.460 m, që ndodhet më pak se 5 km në perëndim-jugperëndim të Petrës. Mirëpo, Jebel-Haruni duket se nuk përputhet me përshkrimin e Biblës ku thuhet se Izraeli shkoi nga Kadeshi (Kadesh-Barnea) në malin e Horit, «në kufi me Edomin». (Nu 33:37-39, 41) Jebel-Haruni nuk është në kufi me Edomin, por brenda territorit të tij. Kështu, për të mbërritur në këtë vend që mbështet tradita, Izraelit do t’i duhej të shkelte në territorin e Edomit. Por, kjo nuk mund të ketë ndodhur, pasi Edomi nuk u kishte dhënë leje izraelitëve të kalonin përmes territorit të tij. (Nu 20:14-22; Lp 2:5-8) Prandaj, shumë studiues parapëlqejnë si vendndodhje të mundshme Jebel-Madurahun (Har-Zinin [Hor-ha-Harin]), një mal gëlqeror i bardhë, i veçuar e i thiktë, rreth 40 km në jugperëndim të Detit të Vdekur dhe rreth 60 km në lindje-verilindje të Kadeshit.

4. Një mal që shënonte skajin verior të Kanaanit. (Nu 34:7, 8) Vendndodhja nuk mund të përcaktohet me saktësi. Disa studiues besojnë se ky mal (heb., Hor hahár) mund të jetë mali i Hermonit. Të tjerë mendojnë se ndoshta është gjithë vargmali i Libanit ose një nga majat më të larta të tij.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo