SHAFATI
[formë e shkurtuar e emrit Shefatiah që do të thotë «Jehovai ka gjykuar»].
1. Prijës që përfaqësonte fisin e Simeonit si një nga zbuluesit që kaluan 40 ditë në Tokën e Premtuar; biri i Horit.—Nu 13:2, 5, 25; shih VËZHGUES, ZBULUES.
2. Një nga barinjtë e mbretit David; biri i Adlait. Shafati kujdesej për tufat në ultësira.—1Kr 27:29.
3. I ati i profetit Elise.—1Mb 19:16, 19; 2Mb 3:11; 6:31.
4. Pasardhës i Gadit që banoi në Bashan.—1Kr 5:11, 12.
5. Një nga pasardhësit e mbretit David që jetoi pas periudhës së mërgimit.—1Kr 3:22.