HURI
1. Pasardhës i Judës; djali i Kalebit dhe i Efratahës; gjyshi i mjeshtrit Bezalel. Disa nga pasardhësit e Hurit mund të jenë vendosur me banim në Betlehem. (Da 31:2; 35:30; 38:22; 1Kr 2:19, 20, 50, 51, 54; 4:1-4; 2Kr 1:5) Ka shumë mundësi të jetë i njëjti person me nr. 2.
2. Një bashkëpunëtor i rëndësishëm i Moisiut dhe i Aaronit. Kur amalekitët sulmuan Izraelin pak pasi doli nga Egjipti, Huri shkoi bashkë me Moisiun dhe Aaronin në majë të një kodre. Atje ai dhe Aaroni i mbanin duart lart Moisiut, derisa Jehovai i dha Izraelit fitoren mbi amalekitët. (Da 17:8-13) Pak kohë më pas, Moisiu dhe Josiu u ngjitën në malin Sinai për të marrë vazhdimin e Ligjit, dhe lanë Hurin e Aaronin të mbikëqyrnin kampin. (Da 24:12-14) Ka shumë mundësi që ai të jetë Huri nr. 1, domethënë gjyshi i Bezalelit, mjeshtrit që u mor me ndërtimin e tabernakullit. Jozef Flavi ka shkruar se Huri ishte bashkëshorti i Miriamit, por Bibla nuk thotë asgjë për këtë.—Antikitete judaike, III, 54 (ii, 4).
3. Mbret i Midianit, një nga pesë mbretërit vasalë të mbretit amorit, Sihonit, deri kur këtë të fundit Izraeli e mundi teksa përparonte drejt Tokës së Premtuar. (Js 13:15, 16, 21; Nu 21:21-24) Më pas, duket se Huri dhe katër bashkatdhetarët e tij u bënë aleatë me Balakun, mbretin e Moabit, për t’iu kundërvënë Izraelit. (Nu 22:1-7) Kohë më vonë, me urdhër të Jehovait, izraelitët sulmuan midianitët dhe vranë Hurin, katër mbretërit midianitë që ishin aleatë të tij dhe Balaamin, profetin lakmitar.—Nu 31:1-8.
4. Babai i nëpunësit të Solomonit që siguronte ushqimin në rajonin malor të Efraimit.—1Mb 4:7, 8.
5. Gadit, pasardhës i Buzit.—1Kr 5:11, 14.
6. Babai i Refajahut. Ky djalë i Hurit ndihmoi Neheminë të rindërtonte murin e Jerusalemit.—Ne 3:9.