REFAJAHU
[Jah ka shëruar].
1. Biri i Tolës që përmendet i dyti dhe kreu i një shtëpie atërore të fisit të Isakarit.—1Kr 7:1, 2.
2. Pasardhës beniaminit i mbretit Saul dhe i Jonatanit. (1Kr 9:39-43) Quhet Rafah te 1 Kronikave 8:37.
3. Një nga katër bijtë e Ishit i cili, ka mundësi që gjatë mbretërimit të Hezekisë, u priu 500 simeonitëve që sulmuan amalekitët që ia kishin mbathur në malin e Seirit. Më pas, simeonitët e shtinë në dorë këtë territor.—1Kr 4:41-43.
4. Pasardhës i Davidit që jetoi pas periudhës së mërgimit.—1Kr 3:5, 9, 10, 21.
5. Zyrtar në Jerusalem që ndihmoi Neheminë në projektin e tij për të meremetuar murin e Jerusalemit; bir i Hurit.—Ne 3:9.