IMERI
1. Pasardhës i Aaronit, i caktuar si kreu i ndarjes së 16-të priftërore në kohën e Davidit. (1Kr 24:1, 6, 14) Duket se 1.052 pasardhës të tij u kthyen nga Babilonia me Zorobabelin në vitin 537 p.e.s. (Ezd 2:37; Ne 7:40) Dy nga «bijtë e Imerit» ishin mes atyre që larguan gratë e huaja në kohën e Ezdrës.—Ezd 10:20, 44.
2. I ati i Meshilemit (ose Meshilemotit); ndoshta Imeri nr. 1.—1Kr 9:12; Ne 11:13.
3. I ati i priftit Pashkur, kundërshtarit të Jeremisë që e vuri profetin në fallaka. Jeremia profetizoi se Pashkuri dhe gjithë shtëpia e tij do të merreshin rob në Babiloni. (Jr 20:1, 2, 6) Nëse me shprehjen «biri i Imerit» duhet kuptuar një pasardhës dhe jo një bir në kuptimin e ngushtë të fjalës, atëherë mund të ketë qenë Imeri nr. 1.
4. I ati i Sadokut që mori pjesë në meremetimin e murit të Jerusalemit. (Ne 3:29) Megjithatë, mund të ketë qenë Imeri nr. 1, nëse me shprehjen «biri i Imerit» duhet kuptuar një pasardhës.
5. Me sa duket një vend në Babiloni nga u kthyen disa priftërinj që nuk mundën të vërtetonin prejardhjen e tyre.—Ezd 2:59; Ne 7:61.