MESHILEMOTI
[nga rrënja e fjalës që do të thotë «bëj paqe; dëmshpërblej; shpaguaj»].
1. Efraimit; ‘i biri’, Berekia, ishte një nga krerët e Efraimit që bindën izraelitët në kohën e mbretit Pekah të lironin robërit që kishin zënë gjatë një fushate të suksesshme ushtarake kundër Judës.—2Kr 28:6-8, 12-15.
2. Prift që vinte nga Imeri dhe që ishte paraardhës i disa priftërinjve që banuan në Jerusalem pasi judenjtë u kthyen nga mërgimi në Babiloni. (Ne 11:10, 13, 14) Ka të ngjarë të jetë Meshilemi që përmendet te 1 Kronikave 9:12.