ISHBI-BENOBI
Një prej katër refaimëve (kananitë gjigantë) që u shquan në luftërat e fundit kundër Izraelit gjatë mbretërimit të Davidit. Gjiganti Ishbi-Benobi kishte një heshtë bakri që peshonte 300 sikla (3,4 kg) dhe ishte gati të vriste Davidin, mirëpo mbeti i vrarë nga Abishai i shpejtë.—2Sa 21:15-17, 22.