ISHMAJAHU
[Jehovai dëgjoftë (mbajttë vesh); Jehovai ka dëgjuar (ka mbajtur vesh)].
1. Luftëtar i shquar gibeonit që u bashkua me ushtrinë e Davidit në Ziklag para vdekjes së Saulit. (1Kr 12:1, 4) Në këtë listë të hershme të «tridhjetë» luftëtarëve kryesorë të Davidit, Ishmajahu quhet kreu i tyre, por mospërmendja e tij në listat e mëvonshme të bën të mendosh se ndërkohë mund të kishte vdekur.—2Sa 23:8, 18, 19; 1Kr 11:10, 11, 20, 21.
2. Princi i fisit të Zabulonit në kohën e Davidit; bir i Abdisë.—1Kr 27:19, 22.