ABDIA
[shërbëtor i Jehovait].
1. Kreu i një familjeje në fisin e Isakarit; bir i Izrahiahut dhe pasardhës i Tolës.—1Kr 7:1-3.
2. Zabulonit; i biri ishte princ i fisit gjatë mbretërimit të Davidit.—1Kr 27:19, 22.
3. Luftëtar i fortë gadit që kaloi Jordanin kur kishte dalë nga shtrati dhe mbështeti Davidin gjatë kohës që ishte arratisur për t’i shpëtuar zemërimit të Saulit.—1Kr 12:8, 9, 14, 15.
4. Kujdestari i shtëpisë së mbretit Akab. Me gjithë ligësinë e Akabit dhe të Jezebelës, Abdia i frikësohej shumë Jehovait; ai fshehu «pesëdhjetë [profetë] në një shpellë, dhe pesëdhjetë në një tjetër» kur Jezebela kishte dhënë urdhër që të vriteshin të gjithë. Gjatë thatësirës që solli Perëndia, siç paratha Elija, Akabi, zotëria i Abdisë, ndau me të një pjesë territori dhe secili u nis të kërkonte bar për të mbajtur gjallë bagëtinë. Pikërisht në këtë kohë Elija takoi Abdinë. Akabi nuk e kishte parë Elijan gjatë thatësirës që zgjati rreth 3 vjet. Kur Elija i tha që të shkonte tek Akabi e t’i tregonte se ishte kthyer, Abdia pati shumë frikë dhe nuk deshi të shkonte derisa profeti e siguroi se nuk do të ikte, pasi mbreti me siguri do ta vriste nëse ky lajm ishte i rremë.—1Mb 18:1-16.
5. Princ i dërguar nga Jehozafati për t’i mësuar ligjin e Jehovait popullit në mbarë qytetet e Judës.—2Kr 17:7, 9.
6. Beniaminit; pasardhës i largët i Saulit dhe i Jonatanit.—1Kr 8:33-38; 9:44.
7. Levit merarit; mbikëqyrës i meremetimeve të tempullit të bëra me urdhër të mbretit Josia.—2Kr 34:8, 12.
8. Profet i Jehovait dhe shkrimtar i të katërtit nga librat profetikë që quhen të vegjël. (Ab 1) Nuk dimë asgjë për këtë profet që jetoi në shekullin e 7-të p.e.s.—Shih LIBRI I ABDISË.
9. Levit që u kthye nga Babilonia dhe jetoi në Jerusalem. (1Kr 9:2, 3, 14, 16) Është quajtur Abda te Nehemia 11:17. Ndoshta ishte Abdia nr. 13.
10. Pasardhës i Davidit që jetoi pas periudhës së mërgimit.—1Kr 3:5, 9, 10, 21.
11. Kreu i shtëpisë atërore të Joabit që bashkë me Ezdrën çoi 218 meshkuj të kësaj familjeje në Jerusalem në vitin 468 p.e.s.; bir i Jehielit.—Ezd 8:1, 9.
12. Një nga priftërinjtë (ose pasardhës i tij) që nënshkroi besëlidhjen e denjë për besim të bërë nga të mërguarit e kthyer gjatë kohës së guvernatorit Nehemia.—Ne 9:38; 10:1, 5, 8.
13. Derëtar levit në kohën e Nehemisë dhe të Ezdrës. (Ne 12:25, 26) Ndoshta ishte Abdia nr. 9.