JEHIELI
[rroftë ai, o Perëndi!].
1. Levit në ndarjen e dytë të muzikantëve që shoqëruan arkën e besëlidhjes nga shtëpia e Obed-Edomit deri në Jerusalem. (1Kr 15:17, 18, 20, 25, 28) Më pas, Jehieli dhe të tjerë u caktuan t’u binin veglave jashtë tendës ku qëndronte Arka.—1Kr 16:1, 4-6.
2. Levit, pasardhës i Gershonit nga Ladani; një nga ‘krerët’. (1Kr 23:6-8) Aty nga fundi i mbretërimit të Davidit, Jehieli(a) dhe bijtë e tij (ose shtëpia atërore që mbante emrin e tij) u kujdesën për thesarin e shtëpisë së Jehovait.—1Kr 26:21, 22; 29:8.
3. Kujdestar, ndoshta mësues, i bijve të Davidit; biri ose pasardhësi i Hakmonit.—1Kr 27:32.
4. Bir i mbretit Jehozafat. Jehielit dhe vëllezërve të tij i ati u dha si dhuratë pasuri dhe qytete, ndërsa mbretëria i takonte vëllait të tyre më të madh, Jehoramit. Megjithatë, pas vdekjes së Jehozafatit, Jehorami vrau të gjithë vëllezërit e tij.—2Kr 21:1-4, 12, 13.
5. Levit që ndihmoi për të hequr objektet e papastra që mbreti Hezekia nxori nga tempulli; pasardhës i Hemanit. (2Kr 29:12, 14-19) Ka të ngjarë të jetë Jehieli nr. 6.
6. Mbikëqyrës levit i caktuar për t’u kujdesur për kontributet e bollshme që solli populli në tempull gjatë mbretërimit të Hezekisë. (2Kr 31:12, 13) Ka të ngjarë të jetë Jehieli nr. 5.
7. Një nga tre ‘prijësit e shtëpisë së Perëndisë së vërtetë’ që dhanë si kontribut shumë kafshë flie për Pashkën e madhe që organizoi mbreti Josia.—2Kr 35:8.
8. Pjesëtar i shtëpisë atërore të Joabit; i biri, Abdia, u kthye në Jerusalem me Ezdrën.—Ezd 8:1, 9.
9. I ati i Shekaniahut që pranoi para Ezdrës fajin e madh që kish bërë populli duke marrë gra të huaja; pasardhës i Elamit. (Ezd 10:2) Jehieli i Ezdrës 10:26, që përmendet në listën e atyre që i larguan gratë e huaja dhe bijtë e tyre (Ezd 10:44), ka mundësi të jetë i njëjti person ose të paktën një pasardhës tjetër i Elamit.
10. Një nga priftërinjtë që kishin marrë gra të huaja, por që i larguan.—Ezd 10:21, 44.