JEHOSHEBA
[Jehovai është bollëk].
Gruaja e kryepriftit Jehojada; e bija e Jehoramit, mbretit të Judës, por jo medoemos e bija e Atalisë. Ajo quhet edhe «Jehoshabeta». (2Kr 22:11) Pas vdekjes së të vëllait (ose gjysmëvëllait), mbretit Ahaziah, Jehosheba mori Jehoasin, birin e Ahaziahut që ishte foshnjë, dhe e fshehu për ta shpëtuar nga Atalia që kishte urdhëruar të vriteshin pasardhësit mbretërorë. Jehojada dhe Jehosheba e mbajtën fshehur nipin për gjashtë vjet në banesën e tyre në tempull, deri ditën kur Jehojada e prezantoi për ta shpallur mbret. (2Mb 11:1-3; 2Kr 22:10-12) Veprimi i Jehoshebës dhe i burrit të saj bëri që, falë ndërhyrjes hyjnore, të ruhej linja mbretërore nga Davidi deri te Mesia.