JEUSHI
[ndoshta: ai dhëntë ndihmë].
1. Bir i Esaut nga gruaja e tij hivite, Oholibama. Jeushi lindi në Kanaan, por më vonë familja e tij u shpërngul në Edom.—Zn 36:2, 5-8, 14, 18; 1Kr 1:35.
2. Pasardhës i Beniaminit; luftëtar dhe ai nga i cili erdhi një prej familjeve të këtij fisi.—1Kr 7:6, 10.
3. Levit gershonit; bir i Shimeit. Meqenëse Jeushi dhe vëllai i tij, Beriahu, patën shumë pak djem, në kohën e Davidit pasardhësit e tyre u bashkuan për të formuar një shtëpi atërore.—1Kr 23:7, 10, 11.
4. Bir i mbretit Rehoboam që mendohet se lindi nga gruaja e tij, Mahalata; përmendet i pari me emër. Meqë Rehoboami donte më shumë një grua tjetër, ai i mohoi Jeushit të drejtën për ta pasuar në fron.—2Kr 11:18-23.
5. Beniaminit; një nga pasardhësit e mbretit Saul.—1Kr 8:33, 39.