OHOLIBAMA
[tendë e vendit të lartë].
1. Grua kananite e Esaut. Ajo i lindi tre bij, Jeushin, Jalamin dhe Korahun, të cilët u bënë sheikë të Edomit. Oholibama ishte bijë e Anahut dhe mbesë e hivitit Zibeon.—Zn 36:2, 5-8, 14, 18, 25; shih ANAHU.
2. Emri i një sheiku edomit. Disa studiues mendojnë se emrat e renditur në këto vargje tregojnë vende dhe duhet të lexohen «sheiku i Oholibamës», e kështu me radhë.—Zn 36:40, 41; 1Kr 1:51, 52.