JOASHI
Edhe pse në shqip ekziston vetëm kjo formë e emrit, në hebraisht shkruhet në dy mënyra. E para dhe më e zakonshmja, Johʼásh, është formë e shkurtuar e emrit Jehoas. Kurse numrat 1 dhe 5 më poshtë shkruhen Johʽásh.
1. Beniaminit nga familja e Bekerit.—1Kr 7:6, 8.
2. Pasardhës i Judës nëpërmjet Shelahut, i cili përmendet i treti mes bijve të Judës.—1Kr 2:3; 4:21, 22.
3. I ati i gjykatësit Gideon; abiezerit nga fisi i Manaseut. (Gjy 6:11, 15; 7:14; 8:13, 32) Joashi duhet të ketë qenë një njeri mjaft i pasur dhe me ndikim në komunitet, pasi kishte një altar kushtuar Baalit, një ‘shtyllë të shenjtë’ dhe një shtëpi të tërë me shërbëtorë. Kur i biri, Gideoni, rrëzoi fshehurazi altarin dhe shtyllën e shenjtë e ngriti në vend të tyre një altar për Jehovain ku flijoi një dem shtatëvjeçar, njerëzit e qytetit i kërkuan Joashit ta dorëzonte të birin që ta vritnin. Por Joashi u përgjigj: «Nëse [Baali] është Perëndi, le të mbrohet vetë.» Pas kësaj, Joashi filloi ta quante të birin Jerubaal.—Gjy 6:25-32; 8:29.
4. Një prej burrave të fuqishëm nga fisi i Beniaminit që u bashkua me ushtrinë e Davidit në Ziklag, kur Sauli e kishte nxjerrë jashtë ligjit; bir ose pasardhës i Shemahut.—1Kr 12:1-3.
5. Përgjegjës që u caktua nga mbreti David të mbikëqyrte rezervat e vajit.—1Kr 27:28, 31.
6. Një nga ata që ruanin profetin besnik Mikajah, të cilin Akabi e futi në burg. Ai cilësohet si ‘biri i mbretit’. (1Mb 22:26, 27; 2Kr 18:25, 26) Kjo shprehje mund të nënkuptojë se ai ishte një pasardhës i mbretit Akab ose një funksionar me gjak mbretëror a dikush tjetër që kishte lidhje të ngushta me familjen mbretërore.
7. Formë e shkurtuar e emrit Jehoas, që ishte mbreti i Judës dhe biri i Ahaziahut. (2Mb 11:2, 3, 21) Emri Joash, një variant tjetër si shkruhet emri Jehoas, shfaqet shumë herë në tekstin masoretik në hebraisht, siç tregohet nëpër shënimet e Përkthimit Bota e Re me referime.—2Mb 12:19; 1Kr 3:11; 2Kr 24:1, 2; shih JEHOASI nr. 1.
8. Formë e shkurtuar e emrit Jehoas, që ishte mbreti i Izraelit, biri i Jehoahazit dhe nipi i Jehut. (2Mb 14:1, 8, 9) Ky variant tjetër të shkruari (Joash) shfaqet shpesh në tekstin masoretik.—2Mb 13:9, 12, 13; 2Kr 25:17, 18, 21; Ho 1:1; Am 1:1; shih JEHOASI nr. 2.