JUBALI
[ndoshta: dash].
Biri i Lamekut dhe i Adës; pasardhës i Kainit. Si ‘ati i atyre që përdornin harpën dhe pipëzën’, Jubali mund të ketë shpikur veglat me tela dhe ato frymore, ose mbase ishte nismëtari i një profesioni që i dha shtysë të konsiderueshme zhvillimit të muzikës.—Zn 4:17-21.