KANAHU
[kallam; kallam erëmirë].
1. Luginë përroi që shënonte kufirin mes Efraimit dhe Manaseut. (Js 16:8; 17:9) Sot, zakonisht e lidhin me Vadi-Kanahun (Nahal-Kanaun). Buron në zonën kodrinore që ndodhet pak kilometra në jugperëndim të Nablusit dhe, ashtu si Vadi-Ishkari, rrjedh në drejtim të jugperëndimit. Më pas, bashkohet me Vadi-Jarkonin (Nahal-Jarkonin) që derdhet në detin Mesdhe në veri të Tel-Aviv-Jafos. Por, disa studiues mendojnë se në ditët e Josiut rrjedha e poshtme e Vadi-Kanahut mund të derdhej direkt në detin Mesdhe në një pikë rreth 10 km më në veri.
2. Qytet kufitar i Asherit. (Js 19:24, 28) Në përgjithësi mendohet se është Kana e sotme, rreth 12 km në lindje-juglindje të Tirit.