LAHMI
[buka ime].
Vëllai i Goliadit, gititit. Te 1 Kronikave 20:5 lexojmë ndër të tjera se gjatë një lufte me filistinët «Elhanani, biri i Jairit, vrau Lahmin, vëllanë e Goliadit, gititit». Ndërsa në tregimin paralel te 2 Samuelit 21:19 lexojmë se «Elhanani, biri i betlehemitit Jare-Oregim, vrau Goliadin, gititin». Në këtë varg duket se ʼeth-laħmí (në shqip «Lahmin», meqë termi hebraik ʼeth tregon vetëm që Lahmi është kundrinor, d.m.th. që veprimi bie mbi të) është keqkuptuar nga kopisti si behth hallaħmí («betlehemitit»). Prandaj, në tekstin origjinal mbase ka qenë «vrau Lahmin», siç lexojmë në vargun paralel të 1 Kronikave 20:5. Kështu do të përputheshin në këtë pikë këto dy vargje. Pra, Lahmi ishte vëllai i Goliadit që vrau Davidi. Nga ana tjetër, ka mundësi që të kenë qenë dy Goliadë.—Shih GOLIADI.