ELHANANI
[Perëndia ka treguar miratim; Perëndia ka qenë hirmadh].
1. Biri i Jairit, i cili, kur luftoi me filistinët, vrau Lahmin, vëllanë e Goliadit, gititit. (1Kr 20:5) Te 2 Samuelit 21:19 Elhanani identifikohet si «biri i betlehemitit Jare-Oregim» dhe thuhet se vrau Goliadin. Megjithatë, shumë studiues mendojnë se teksti origjinal i 2 Samuelit 21:19 përkon me 1 Kronikave 20:5, dhe ndryshimet në këto dy vargje kanë ardhur nga ndonjë gabim gjatë kopjimit.—Shih JARE-OREGIMI; LAHMI.
2. Biri i Dodit nga Betlehemi; një nga burrat e fuqishëm të Davidit.—2Sa 23:24; 1Kr 11:26.