BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it
  • Levi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Levi
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Lea
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Merari
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Mësime nga një profeci në shtratin e vdekjes—Pjesa 1
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2025 (Për studim)
  • Jakobi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it

LEVI

[lidhje; bashkim].

1. Djali i tretë i Jakobit i lindur në Padan-Aram nga gruaja e tij, Lea. (Zn 35:23, 26) Kur lindi ai, Lea tha: «Këtë herë im shoq do të bashkohet me mua, sepse i kam lindur tre djem.» Kështu, ia vunë emrin Levi, pasi domethënia e këtij emri ka shumë të ngjarë të lidhet me shpresën e Leas që mes saj dhe Jakobit të lindte një lidhje e re përzemërsie. (Zn 29:34) Levit i lindën Gershoni (Gershomi), Kehathi dhe Merari, nga të cilët erdhën tri ndarjet kryesore të levitëve.​—Zn 46:11; 1Kr 6:1, 16.

Bashkë me vëllanë e tij, Simeonin, Levi veproi në mënyrë ekstreme me ata që përdhosën motrën e tyre, Dinën. (Zn 34:25, 26, 31) Jakobi e mallkoi këtë shfaqje të zemërimit të tyre të dhunshëm dhe paratha se pasardhësit e Levit do të shpërndaheshin nëpër Izrael. Kjo profeci u përmbush kur levitët u shpërndanë vërtet nëpër 48 qytete levite në territoret e fiseve të ndryshme të Izraelit në vendin e Kanaanit. (Zn 49:7; Js 21:41) Levi shkoi me Jakobin në Egjipt dhe vdiq atje në moshën 137-vjeçare.​—Da 1:1, 2; 6:16; shih LEVITËT.

2. Paraardhës i Jezu Krishtit, i cili quhet «bir i Simionit» në gjenealogjinë e Jezuit të dokumentuar nga Luka. Ai renditet mes Davidit dhe Zorobabelit.​—Lu 3:27-31.

3. ‘Biri i Melkit’; në gjenealogjinë e Jezuit të dokumentuar nga Luka ai renditet në brezin e dytë para Helit (babait të Marisë).​—Lu 3:23, 24.

4. Një taksambledhës (Mr 2:14; Lu 5:27, 29) që u bë apostull i Jezu Krishtit; njihej më shumë me emrin Mate.​—Mt 9:9; 10:2-4; shih MATEU.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo