MAKATHITËT
[të Makathit (qyteza)].
Banorët e mbretërisë aramaite së Makahut (Lp 3:14; Js 12:5; 13:13), njëri prej të cilëve ishte Eshtemoa. (1Kr 4:19) Mendohet se Abel-Beth-Makahu (që do të thotë «rrjedhë uji e shtëpisë së Makahut»), një qytezë në Palestinën Veriore, ndoshta quhej kështu ngaqë ndodhej pranë rajonit ku banonin makathitët.—1Mb 15:20.