MADMENAHU
[nga rrënja e fjalës që do të thotë «pleh»].
Vend në rrugën që ndoqën asirianët kur përparuan drejt Jerusalemit. (Is 10:24, 31, 32) Sot vendndodhja e saktë e Madmenahut nuk dihet. Sidoqoftë, disa mendojnë se është Shuʽfati, rreth 4 km në veri-veriperëndim të Malit të Tempullit në Jerusalem.