MAKEDAHU
Qytet mbretëror kananit në Shefelah. Të pesë mbretërit që kishin lidhur aleancë kundër gibeonitëve u fshehën në shpellën e Makedahut ku i zunë në kurth për ca kohë e më vonë i vranë. Pas kësaj, kjo shpellë u bë varri i tyre i përbashkët, dhe ushtria izraelite nën udhëheqjen e Josiut mori qytetin e Makedahut e nuk la asnjë gjallë. Kur u nda Toka e Premtuar, Makedahu iu dha fisit të Judës.—Js 10:5-29; 12:7, 8, 16; 15:20, 33, 41.
Vendndodhja e saktë e Makedahut nuk dihet. Tani për tani e lidhin me Kirbet-el-Kheishumin që ndodhet rreth 4 km në veri-verilindje të Azekahut. Atje sheh rrënoja të shumta dhe përreth ka shpella.