MAOKU
I ati i Akishit, mbretit të qytetit filistin të Gathit, tek i cili shkuan Davidi dhe 600 burrat e tij që të shpëtonin nga Sauli. (1Sa 27:1-3) Maoku është ndoshta Makahu që përmendet te 1 Mbretërve 2:39, edhe pse kjo nuk është e sigurt. Në hebraisht, emri Makah ngjan mjaft me emrin Maok dhe mbase Akishi, i cili mbretëronte kur Davidin e nxorën jashtë ligjit, ishte ende mbreti filistin i Gathit në fillim të mbretërimit të Solomonit.