MAONI
1. Pasardhës i Kalebit nëpërmjet Shamait. Maoni mund të ketë qenë ati i banorëve të Beth-Zurit ose themeluesi a i pari i këtij qyteti.—1Kr 2:42, 45.
2. Qytet në rajonin malor të Judës. (Js 15:20, 48, 55) Mbreti i Izraelit, Sauli, e ndoqi Davidin dhe njerëzit e tij deri në shkretëtirën përreth Maonit. Por, lajmi për një mësymje të filistinëve e detyroi Saulin të mos i ndiqte më. (1Sa 23:24-28) Më pas, njerëzit e Davidit nuk u mikpritën nga Nabali, pronar i pasur tokash që duket se banonte në Maon. (1Sa 25:2-11) Ky qytet mendohet se ndodhej në Tell-Maʽin (Horvat-Maʽon [Bi-Jehuda]), majë një kodre të lartë afro 13 km në jug-juglindje të Hebronit.