SHAMAI
[1-3: nga rrënja e fjalës që do të thotë «dëgjoj; mbaj vesh».]
1. Një burrë nga dega jerahmelite e gjenealogjisë së Judës; bir i Onamit dhe i ati i Nadabit e i Abishurit.—1Kr 2:4, 5, 9, 26, 28, 32.
2. Një burrë nga dega kalebite e gjenealogjisë së Judës; bir i Rekemit dhe i ati i Maonit.—1Kr 2:4, 5, 9, 42-45.
3. Emri i një burri në fisin e Judës.—1Kr 4:17.
4. Një anëtar i shquar i fisit të Asherit; bir ose pasardhës i Zofahut.—1Kr 7:36, 37, 40.
5. [Ndoshta formë e shkurtuar e emrit Shemajah që do të thotë «Jehovai ka dëgjuar (ka mbajtur vesh)».] Një nga luftëtarët e fuqishëm të Davidit; vëlla i Jejelit dhe bir i aroeritit Hotam.—1Kr 11:26, 44.